[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Largohet kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës



Kryetrari i deritanishëm i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, ka ofruar dorëheqjen e tij nga kjo pozitë, një muaj para se t’i skadojë mandati i rregullt shtatëvjeçar.

Dorëheqja e tij është miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Lajmin për dorëheqjen e kreut të Gjykatës Supreme e ka konfirmuar Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Hasani në pozitën e Kryetarit të Gjykatës Supreme ishte nga 16 shkurti i vitit 2010 ndërsa kishte mandat 7 vjeçar.

Fejzullah Hasani ishte në Gjykatën Supreme nga viti 2003 fillimisht si gjyqtar, pastaj nga viti 2009 si Zëvendës Kryetar i kësaj gjykate e duke vazhduar më pas si kryetar i gjykatës së shkallës së tretë në Kosovë.

Portali KALLXO.com ka provuar të kontaktojë më Fejzullah Hasanin për të pyetur për arsyen e ofrimit të dorëheqjes rreth një muaj para skadimit të mandatit por kontakti me të ka qenë i pamundur gjatë ditës.

Fejzullah Hasani e konfirmoi se pasi ta përfundojë mandatin si kryetar, nuk do të jetë më as gjykatës i supremes.

“Është e vërtetë se me të përfunduar të mandatit të kryetarit të Gjykatës, më 16.02.2017, unë s’do jem më as gjyqtar i Gjykatës Supreme. Arsyeja është se do t’i përkushtohem arsimit -mësimdhënies në fakultet”, tha Hasani për KALLXO.com.