[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lamtumirë Manchester United (Foto)



Memphis Depay arrin marrëveshje me Lyonin, por jo edhe Manchester Unitedi.
Anësori i Manchester Unitedit, Memphis Depay, ka arritur marrëveshje me Lyonin dhe sa i përket kërkesave personale gjithçka ka përfunduar, por transferimi në Ligue 1 ende është larg të ndodhë, shkruan L’Equipe, transmeton Gazeta Express.

22-vjeçari i ka thënë “Po” transferimit në Francë, por Manchester United nuk është i kënaqur me ofertën e Lyon dhe pret që të rikthehet me një më të mirë.

L’Equipe shkruan se Lyon ka ofruar 17 milionë euro për holandezin, ofertë kjo që nuk dëshiron të dëgjojë klubi nga Old Trafford. Sidoqoftë, raportohet se Lyon është duke përgatitur një tjetër ofertë për 22-vjeçarin dhe pritet që gjithçka të përfundojë këtë javë. /