[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lajmi i keq për Ramush Haradinajn, ai tani po akuzohet për…



 

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, duke folur për demokracinë në subjektin e tij politik, ka thënë se për vendime të rëndësishme, siç është kandidatura për Kryeministër, vendos Këshilli i Përgjithshëm, e jo të tjerët.
Konjufca këto komente i ka bërë kur është pyetur lidhur me deklaratën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili kishte thënë në emisionin “Komiteti” të Gazetës Express se më herët ishin pajtuar që Shpend Ahmeti të jetë kandidat i opozitës për Kryeministër.

“Me zgjedh Kryeministrin e një partie tjetër politike, kjo ndodh vetëm në Kosovë. Dhe kjo nuk ka ndodhë në historinë politike të Evropës”, ka thënë Konjufca, në televizionin Rrokum.

Madje, duke folur për këtë çështje, ai ka thënë se “Ramush Haradinaj po ia zgjedh Vetëvendosjes, Kryeministrin. Kjo është katastrofë, ngase në këtë mënyrë Vetëvendosje bjen në pikën zero dhe ia hup çdo objektiv Vetëvendosjes”.

“Jo, more. Kjo asht absurde, se Vetëvendosje ka degë e nëndegë, struktura e Këshillin e Përgjithshëm, të cilat e zgjedhin kandidatin për Kryeministër”, ka thënë Konjufca.