• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

LAJMI I FUNDIT: Votohet Rezoluta kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë

nga Bota Press
15 Janar, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Kuvendi ka votuar me shumicë votash rezolutën për referendumin e Serbisë që po planifikohet të mbahet edhe në Kosovë.

 

Rezoluta në fjalë, e harmonizuar me katër grupe parlamentare ka marrë 76  vota pro,  asnjë kundër dhe një abstenim.

Më poshtë gjeni të plotë rezolutën e votuar nga Kuvendi:

Kuvendi i Republikës së Kosovës si përfaqësues i qytetarëve të Kosovës shpreh qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit të Republikës së Serbisë në Kosovë, cenon rendin Kushtetutës dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, si dhe është në kundërshtimin me Kushtetutën, Ligjet e Kosovës dhe normat dhe praktika ndërkombëtare.

Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria dhe institucionet gjegjëse të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet brenda kompetencave të tyre për të mos lejuar cedimin e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nga mbajtja e referendumit të një shtetit të huaj në territorin e Republikës së Kosovës.

Kuvendi thekson përkushtimin e Republikës ë Kosovës për garantuar dhe mbrojtur të gjitha të drejtat e shtetasve të Republikës së Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Në këtë frymë Kuvendi i Republikës së Kosovës afirmon drejtën e qytetarëve me dy shtetësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në përputhje me standardet kushtetuese dhe praktikat ndërkombëtare. Na rastin konkret të gjithë qytetarët Republikës së Kosovës e që kanë edhe shtetësinë e Serbisë, u garantohet e drejta që të votojnë përmes postës ose Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

Kuvendi thekson se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës sikundër edhe përfshirja e grupacioneve dhe strukturave ilegale në një organizim të tillë për bën sjellje të qartë të Kushtetutës dhe të ligjeve të Republikës së Kosovës si dhe praktikave ndërkombëtare

Kuvendi i Republikës së Kosovës shpreh kundërshtim ndaj veprimeve të vazhdueshme të Serbisë për të instrurmenatlizuar dhe keqpërdorur qytetarët serbë të Kosovës në shërbim të politikave të veta armiqësore kundër Republikës së Kosovës.

Kuvendi i Republikës së Kosovës mirëpret qëndrimet e prera të bashkësisë ndërkombëtare për sundimin e ligjit në Kosovë dhe pret mbështetje për të drejtat legjitime dhe qasjen parimore të Republikës së Kosovës  meqë vetëm duke trajtuar në mënyrë të barabartë të gjitha shtetet e rajonit mund të garantohet stabiliteti demokracia dhe fryma euro-atlantike e rajonit tonë. Kërkon nga qeveria të bashkërendojë veprimet me partnerët strategjik për ruajtjen e kushtetutshmërisë.

Kuvendi i Kosovës mbetet i përkushtuar për të dhënë kontributin e tij për të mbrojtur e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe të drejtave kushtetuese të gjithë qytetarëve të saj si dhe avancimin e demokracisë dhe agjendës euro-atlantike në rajonin tonë.

Tags: Kuvendirezuluta

Të ngjashme

Aktuale

Zyra e Kurtit e paguan 5 mijë euro si ekspert Bafti Sallahun, afër 1 mijë për muaj

nga Bota Press
2 Korrik, 2022
Aktuale

Kërcënohet nga militantët e VV’së snajperisti amerikan i UÇK’së që kritikoi Muratin

nga Bota Press
2 Korrik, 2022
Aktuale

Avokati i familjes Osmani jep detaje tmerruese: Marigonës i kanë dhënë hapa për mos me i ndi dhimbjet e dhunimit…

nga Bota Press
2 Korrik, 2022
Aktuale

Rritje alarmante e rasteve me koronavirus, 205 të infektuar sot

nga Bota Press
2 Korrik, 2022


Lajmet e fundit

  • Ky është pronari i pishinës në Gjakovë që u arrestua dje, dyshohet se sulmoi një 16-vjeçar dhe kërcënoi babain e tij
  • Deputetja e VV-së njofton se po hartojnë ligj për përdorimin e trotinetëve elektronikë
  • Vazhdon dhënia e barnave pa recetë, anti-depresivët po shiten me të madhe
  • Iu vihet flaka dy kamionëve në Çabër të Zubin Potokut
  • Pas një beteje me kancerin, ndërron jetë futbollisti legjendar

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.