Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson pritet t’i drejtohet Gjykatës së Apelit në Speciale të Hagës. Kjo pas një vendimi që ia lejon Prokurorisë, të jetë prezente kur mbrojtja i interviston dëshmitarët e vet.
Emmerson që udhëheqë mbrojtjen e Veselit, ka kërkuar që të shtyhet afati i njoftimit për ta dërguar çështjen në Apel deri më 18 korrik.
“Ekziston një arsye e mirë duke pasur parasysh kohëzgjatjen e konisderueshem të vendimit të kundërshtuar dhe mungesës së praktikës gjyqësore nga Gjykata e Apelit në lidhje me dëshmitarët, si dhe me çështje komplekse sit ë drejtat e të akuzuarit për gjykim të drejtë, e drejta për barazi të armëve, e drejta për gjykim në kohë të arsyeshme”, thuhet në parashtrim, raporton Nacionale.
Andaj sipas avokatit, mbrojtjes duhet t’i jepet koha e mjaftueshme për të analizuar vendimin dhe apelimin e mundshëm të kësaj çështje./Botapress.info/