• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Lajmi i fundit vjen nga Qeveria e Kosovës në lidhje me masat e reja

nga Bota Press
20 Janar, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas rritjes së ndjeshme të rasteve pozitive me COVID-19 në vendin tonë, ku tha se varianti i ri Omicron kërkon kërkon edhe përditësim të masave, me qëllim kryesor ngadalësimin e rritjes së rasteve.

Qeveria bëri të ditur se nuk duhet të nënvlerësohet varianti Omicron, pasi sipas informatave nga vendet e tjera dëshmojnë qartë, se ky variant mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe humbje jete.

“Kështu u tha edhe në mbledhjen e sotme të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19. Masat kanë për qëllim primar ruajtjen e shëndetit si dhe sigurimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, që të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve nëpër spitale, apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar.

Po ashtu, një ngadalësim i tillë do t’u japë kohë për t’u vaksinuar sa më masivisht, qoftë me dy dozat e para, qoftë me dozën përforcuese.  Respektimi i masave dhe vaksinimi do të na ndihmojë që të kalojmë sa më shpejt valën aktuale dhe me sa më pak pasoja”, thuhet në reagimin e tyre.

Qeveria bëri të ditur se pothuajse të gjitha rastet janë të variantit Omicron, i cili po përhapet jashtëzakonisht shpejt.

“Si gjithmonë, mjeti më i fortë dhe më efikas për të mbrojtur vetveten dhe të tjerët përreth nesh, mbetet vaksinimi masiv. Prandaj vaksinohuni sa më shpejt dhe, në veçanti, merrni dozën përforcuese posa të kalojnë tre muaj pas marrjes së dozës së dytë”.

Tags: Qeveria e Kosoves

Të ngjashme

Aktuale

Xhavit Haliti e pyet Bislimin “a ke pirë kafe ndonjëherë me Petkoviqin”

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Aktuale

Kurti e shfajësoi Vuçiqin për krimet serbe, ambasadori William Walker e thoshte të kundërtën

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Aktuale

Aksion i Doganës dhe Policisë së Kosovës në veri, dëgjohen të shtëna armësh

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Aktuale

Kurti lexoi CV-në e tij në Universitetin Brown: A e harroi qëllimisht karrierën në KAN me Nenad Rikallon?

nga Bota Press
23 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Xhavit Haliti e pyet Bislimin “a ke pirë kafe ndonjëherë me Petkoviqin”
  • Mediat serbe citojnë njoftimin e kabinetit të Vuçiq: Hill mbështet Ballkanin e Hapur
  • Ministri Mehaj në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes
  • Komuna e Drenasit e treta në Kosovë, përfiton grantin e performancës në vlerën prej 905,812 euro
  • Ish-shefi i Inteligjences britanike: Putin do ta humbë pushtetin dhe do të mbyllet në çmendinë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.