Ngritja e çmimeve të produkteve bazë ka ndikuar që propozimi i Qeverisë për pagën minimale prej 264 euro të mos pranohet nga Sindikatat në vend.
Kështu të i ka thënë Ekonomia Online Rashit Mehmeti, anëtar i kryesisë së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), njëherit dhe anëtar i Këshillit Ekonomiko-Social.
“Paga minimale 264 euro, po them kështu në 2017 Këshilli i Ekonomiko-Social, po flas si anëtar i këtij këshilli ne e kemi aprovuar dhe jemi marr vesh me Odat ekonomike që të jetë 250 euro. Mirëpo ajo nuk u realizua asnjëherë që nga atëherë”.
Mehmeti thotë se në bazë të disa kalkulimeve që kanë bërë paga minimale duhet të jetë jo më e volëg se 400 euro.
Mehmeti në bazë të disa statistikave del se shteti i Kosovës, e ka pagën minimale më të ulëtën në rajon.
“Po veprime sindikale janë paralajmëruar. Tash me datën 12 e kanë SBAShK-u për ligjin e punës, këta kanë shikuar me bë protesta. Besoj shumë, unë nuk jam ithtar i atyre protestave fare me të thënë të drejtën po jam me gjet bashkëpunimin në proporcion me buxhetin e shtetit”.
Edhe Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një intervistë për Ekonomia Online tha se paga minmale nuk duhet të jetë nën 400 euro.
“Ne nuk e kemi marr me shqetësim propozimin e Qeverisë së Kosovës, pasi që ne kemi propozimin tonë, përpos propozimit kemi edhe vendimin tonë se SPSK nuk pranon dhe nuk do të pranoj edhe në të ardhmen pagë minimale nën 400 euro pasi që ne me këtë pagë që kemi kërkuar nuk është që do të kërkojmë që të bëjmë një jetë luksoze por është diçka minimale pa të cilën nuk mund të kalohet”./Botapress.info/