Lajmi i fundit: Sulm pranë Konsullatës Greke në Mariupol, humbin jetën 12 persona

Konsullata e Përgjithshme Greke në Mariupol është goditur ditën e sotme në Ukrainë. Sulmi ndodhi para një stacioni policie, duke vrarë të paktën 12 persona.

LEXO EDHE KETE

Vendim i minutave të fundit, NATO përfshihet në luftë? Ja çfarë po ndodh

Nga burime qeveritare greke, jashtë godinës ka ndodhur një shkëmbim zjarri. Gjërat janë të qeta dhe stafi i konsullatës së bashku me konsullin janë transferuar në një strehë të sigurt.

Konsulli grek në Mariupol, Manolis Androulakis, mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka kontaktuar autoritetet greke përmes telefonit satelitor.

Prej rreth një jave shërbimet e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë janë transferuar në godinën ku strehohej Misioni Special i Mbikëqyrjes së OSBE-së në qytet , i cili u godit nga përleshjet në rrugë mesditën e së dielës.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias ka kontaktuar me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së Helga Maria Schmidt dhe është diskutuar për strehimin e shërbimeve dhe koordinimin për krijimin e korridoreve humanitare nga qytet./Botapress.info/.

 

ngjashme