Besohet se shumë viktima janë shkaktuar pas një shpërthimi në një xhami shiite gjatë lutjeve të së premtes në Kandahar të Afganistanit.
Mediet lokale po raportojnë se shpërthimi ndodhi në xhaminë “Iman Bargah” dhe se disa njerëz janë vrarë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Botapress.info
Shkaku i shpërthimin ende nuk është i qartë, por dyshohet se prapa qëndron një sulm vetëvrasës. Të premten e kaluar, një sulm vetëvrasës në një xhami gjatë lutjeve të së premtes në Kunduz la së paku 50 të vrarë./Botapress.info/