[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

LAJMI I FUNDIT: Ramush Haradinaj sonte në ora 19 h flet nga Sheshi “Zahir Pajaziti”  



 

 

 

Botapress, 27 prill – Vendimi i sotëm për lënjën të lirë të Ramush Haradinajt, është një vendim lehtësues jo vetëm për Ramush Haradinajn dhe familjen e Partinë e tij, por është një vendim lehtësues për gjithë popullin e Kosovës.

Ndalja e tij në Francë për gati 4 muaj, ka qenë krejt e panevojshme dhe një përpjekje e hapur e Serbisë, që duke e vënë në lajthitje edhe Francën, ta destabilizojë Kosovën.

Drejtësi edhe mund të vonjë, por ajo s’mund të mos vihet në vendin e saj, sic ndodhi sot me Ramush Haradinajn.

Zoti Haradinaj sot kthehet në Kosovë dhe atij prej orës 19 do t’i organizohet një pritje madhështore në Sheshin Zahir Pajaziti, ku Ramush Haradinaj do t’i drejtohet qytetarëve të tubuar, njofton  AAK