Një automjet i blinduar i Policisë së Kosovës është aksidentuar në veri të vendit. Sipas informacioneve të para, disa policë janë lënduar, por nuk janë në rrezik për jetë.
Kjo është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policië në rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili i tha Nacionales:
“Ka aksident, një mjet i blinduar i involvuar dhe disa policë që kanë qenë në të. Sipas infove, nuk ka rrezik për jetë, por tash e shohim me mjekë”.