• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Lajmi i fundit nga Specialja për dosjen e rastit të Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

nga Bota Press
19 Korrik, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Dosja e rastit të ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, tashmë ka kaluar te trupi gjykues.

Kështu është bërë e ditur përmes një vendimi të gjyqtarit paraprak, Nicolas Guillou, të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Gjithashtu, është bërë e ditur se me një vendim unanim trupi gjykues në këtë rast e ka zgjedhur si kryetar gjyqtarin Charles L. Smith III.

Ndërkaq, javën e kaluar është bërë e ditur se kryetarja e kësaj gjykate, ka caktuar trupin gjykues që në përbërje të gjyqtarëve Charles Smith III, Christoph Barthe dhe Guénaël Mettraux. Kurse, thuhej se Fergal Gaynor do të jetë gjykatësi rezervë.

Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së.”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Tags: Gucati-Haradinaj

Të ngjashme

Aktuale

Aksident i rëndë në Kamenicë, pesë persona mbesin…

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Aktuale

Java e Asociacionit, rritjes së tatimit dhe raportit të frikshëm të ambasadorit Dugolli – çka ndodhi?

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Aktuale

Opozita kritikon VV-në për punësime familjare: Qeveria Kurti 2 ka emrin: “Neputizëm”

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Aktuale

Zhduket një 11 vjeçar nga Fushë Kosova

nga Bota Press
29 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • A do të kemi zgjedhje të parakohshme nëse Kurti nuk e themelon Asociacionin?
  • Aksident i rëndë në Kamenicë, pesë persona mbesin…
  • Java e Asociacionit, rritjes së tatimit dhe raportit të frikshëm të ambasadorit Dugolli – çka ndodhi?
  • Bora-Donald apo Luizi me Kiarën, ky është çifti që ka thyer të gjitha rekordet televizive
  • Opozita kritikon VV-në për punësime familjare: Qeveria Kurti 2 ka emrin: “Neputizëm”

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.