Katër policë të Kosovës kanë kërkuar sot ndihmë në Qendrën Emergjente të QKUK-së pas lëndimeve të marra në veriun e vendit.
Policia e Kosovës nisi mëngjesin e sotëm një aksion atje për të ndaluar krimin dhe kontrabandën. Mjeku kujdestar Leutrim Hajdari thotë se gjendja e policëve është stabile.
“Ne mendojmë se trupat e huaj janë si pasojë e shpërthimeve që kanë ndodhur atje dhe nga aty kanë pësuar këto lëndime”, shtoi ai.
“Pas analizave dhe trajtimit gjendja e tyre është stabile dhe janë liruar për në shtëpi për trajtim të mëtutjeshëm”, theksoi Hajdari./Botapress.info/