Lajmi i fundit: Masakrohet familja shqiptare, mes viktimave edhe fëmijë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lokalitetin Andravidha në afërsi të Pirgos në veri të peloponezit, ku janë regjistruar 4 viktima.

Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës. Ndërsa viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje, identiteti të cilëve ende nuk bëhet publik.

Mësohet se policia po heton rastin, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Sipas policisë, dy janë pistat e hetimit.

E para ajo e krimit brenda familjes, ku pas një sherri bashkëshorti ka ekzekutuar bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e mitur të familjes, ose pista e vrasjes me autor të mundshëm ish bashkëshortin e viktimës, i cili ka ekzekutuar ish bashkëshorten, fëmijët dhe bashkëshortin, është larguar pasi ka lënë të gjallë fëmijë e tij 11 vjeç që kishte me viktimën.

Policia tha se po kërkon një shtetas shqiptar për ta marrë në pyetje, por ende nuk ka mundur ta gjejë në banesë.

ngjashme