[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lajmi i fundit: Grabitet një person në afërsi të Varrezave të Dëshmorëve



Rreth orës 20:45 të kësaj të merkure, një person është grabitur në afërsi të Varrezave të Dëshmorëve, në qytetin e Shkodrës.

Sipas të dhënave të fundit, shtetasi me inicialet E.J është sulmuar fizikisht nga dy persona.

Ai ka qenë duke shpërndarë pica me motor, kur dy agresorët i kanë prerë rrugën, e kanë marrë me forcë portofolin, celularin dhe madje edhe motorin, shkruan Top Channel.

Autoritetet lokale njoftojnë se forcat e policisë, me të marrë njoftimin ka ngritur disa postoblloqe për të kapur të dyshuarit, ndërsa po kryejnë veprimet hetimore proceduriale.