Lajmi i fundit: Gjendet i pajetë një person, detaje nga policia

Një 51 vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme nërrugën “Ali Shefqeti” në Tiranë. Shtetasi me iniciale F.K raportohet të jetë gjetur i vdekur dhe në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune. Sipas informacioneve të dhëna nga policia, dyshohet se kjo vdekje ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 22.04.2022, në rrugën “Ali Shefqeti”, ka ndërruar jetë shtetasi F. K., 51 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes./Botapress.info/

ngjashme