[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

LAJMI I FUNDIT: Fillon rrënimi i murit në Mitrovicë (VIDEO)



Botapress, 4 shkurt – Pas arritjes së marrëveshjes për murin në veri të Mitrovicës nga autoritetet e Kosovës dhe përfaqësuesve serb të Mitrovicës, ka filluar të punohet në këtë drejtim.

Tashmë ka filluar të sigurohet punishtja me pllaka të metalta që të rrethon murin, pasi në marrëveshjen e mbrëmshme të nënshkruar nga kryeministri Isa Mustafa, ambasadori amerikan Greg Delawie dhe kryetari i veriu Goran Rakiq, thuhet se palët janë marr vesh që muri të rrënohet sot ose nesër.

Në veri janë parë edhe policë civilë që po e përcjellin gjendjen, por gjithashtu janë parë edhe pjesëtarë të UNMIK-ut duke filmuar fillimin e punimeve.