[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

LAJMI I FUNDIT: Aksident me fatalitet në rrugën Gjilan- Ferizaj, vdes një e plagosen dy të tjerë



Një aksident i rënë trafiku ka ndodhur në rrugën Gjilan- Ferizaj, ku si pasojë një person ka vdekur.

Lajmin për  Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, Policia e Kosovës është njoftuar se me 25 janar 2017 rreth orês 13:10  të mesditës ka ndodhur njê aksident trafiku,  në rrugën Gjilan -Ferizaj, ma saktê nê fshatin Kllokot.

Ai tha se njësitet e trafikut rajonal me urgjencë i janë përgjegjur thirrjes duke dalë në vendin e ngjarjes.

:Nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti te ket ardhur kur vetura Golf me tabela 06 duke mos e pershtat shpejtësin kushteve dhe gjendjes së rrugës godet nga mbrapa veturën Mercedes. Po me tabela 06 nga mbrapa. Si pasoj e goditjes vozitësi i veturēs Golf Shqiptar shtetas i Kosovës (1928) peson lêndime tē rēnda dhe me urgjenc ëdhtë dërguvne ambulantēn e fshatit Pozhoran, ku mjeku kujdestar vetëm se ka konstatu vdekjen e viktimës, besohet si pasoj e plagëve të pësuara nê akdident”, tha ai.

Hashani shtoi se edhe dy persona tjerë , që të dy shqiptar shtetas të Kosovēs, të lënduar në këtë aksident janë dërguar në Spitalin  Rajonal të Gjilanit, ku gjendja e tyre shëndetsore raportohet të jet stabile.

“Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jet të dērgohet per obdukcion në institutin mjeko ligjor në Prishtinë. Njesitet e trafikut rajonal jan duke i udhëheq hetimet rreth këtij rasti të rëndë”, tha ai për  Blic.