[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Lajmërohet” Lutfi Haziri: Ju pata thënë që Kryeministri kalon nëpër zyrat e LDK-së



Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pas nënshkrimit të marrëveshjes për krijimin e Qeverisë tha se u bë ajo që kishte thënë dikur se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është i lumtur që LDK arriti marrëveshjen finale me VV pas një procesi jo të lehtë.Ai shton se LDK ka ruajtuar parimet e saja në qëndrime dhe se koalicioni i shpresës u bë realitet.

Ky është shkrimi i tij:

Ia patëm premtuar popullit që emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK’së. Jam jashtëzakonisht i lumtur që pas një procesi jo të lehtë, LDK tashmë ka arritur marrëveshjen finale me LVV. Është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime. Koalicioni i Shpresës u bë realitet. Na presin punë të mëdha për Kosovën, për njerëzit e saj!