Një qytetar sot ka raportuar se Klinika e Onkologjisë në SHSKUK po përballet me mungesë të terapive për pacientët e diagnostifikuar me kancer, gjë që po i detyron qytetarët të blejnë vetë këto terapi.
Sipas qytetarit në fjalë, një terapi brenda një jave po i kushton deri në 100 euro, pa llogaritur barnat që i duhen për trajtimin e babait të sëmurë me kancer.
Lajmi.net ka kontaktuar me drejtorin e Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, për të marrë vesh arsyen e mungesës së këtyre terapive.
“Shumica e ilaqeve janë në Klinikë e sidomos ato të shtrenjtat, ndërsa disa që kanë munguar vijnë nesër”, ka thënë shkurt Kurtishi.
Ai ka bërë të ditur se Barnatorja Qendrore mund të japë më shumë detaje rreth furnizimit me ilaqet e nevojshme në klinika. /Botapress.info/