Lajm i mirë për ata që nuk rrinë dot pa kafe: Është armë e fuqishme kundër sëmundjeve..

Kafeja, e çfarëdolloj tipi, në qoftë se pihet në sasi të moderuar, është një armë e fuqishme ndaj sëmundjeve të zemrës, dhe shton dukshëm jetëgjatësinë.

Ky koncept nuk vjen nga përfaqësuesit e industrive që prodhojnë një nga pijet më të njohura në botë, por rezultatet e një studimi 12-vjeçar që është botuar në revistën prestigjioze European Journal of Preventive Cardiology.

LEXO EDHE KETE

E dhimbshme: Vdes në moshë të re i riu nga Drenica

Sipas studimeve të një instituti të Melburnit në Australi, i quajtur Baker Heart and Diabetes Research Institute, të konsumosh dy deri në tre filxhanë kafeje, ul rrezikon për të zhvilluar aritmi, iktus dhe infarkte.

Nuk ka rëndësi nëse kemi të bëjnë me pluhurin klasik të bluar, atë pa kafeinë apo atë që shkrihet në ujë. Në fakt kafeina duket sikur luan rol dytësor në këto veti të kafesë, ndërkohë që elementë të tjerë brenda kafes mund të jenë çelësi .

Në dozat e këshilluara, sipas studimit me 563 persona, që janë testuar mbi 12 vjet, mundësitë problemeve kardiake reduktohej me 27% te personat që konsumonin kafenë tradicionale, 14% produktin pa kafeine dhe 11% produktet e gatshme./Botapress.info/

ngjashme