[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lajm i madh për Realin, ja kur rikthehet Bale



Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane shpreson që ta ketë në dispozicion Gareth Bale në fillim të muajit mars.

Bale është jashtë fushave që prej muajit nëntor shkaku i një operacioni që bëri për lëndimin e pësuar ndaj Sporting Lisbon në Ligën e Kampionëve.Zidane në një konferencë për media nuk ka dhënë datën e saktë të rikthimit, por shpreson që Bale të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë kundër Napolit në Ligën e Kampionëve që zhvillohet më 7 mars.

“Shpresoj që Bale të jetë me ne para ndeshjes kthyese kundër Napolit. Ai ende nuk është rikthyer në stërvitje me ekipin, që është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Zidane.

“Ai është mirë. Po punon mirë dhe është i vendosur”.