• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Lajm i keq për Putinin: Besimi ndaj ti bie në nivelin më të ulët në një dekadë

nga Bota Press
7 Tetor, 2021
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Besimi i rusëve ndaj presidentit, Vladimir Putin, ka rënë në nivelin më të ulët në gati një dekadë, thuhet në një hulumtim të ri të opinionit. Në rezultatet e opinionit të publikuara më 6 tetor thuhet se 53 për qind e të anketuarve i besonin Putinit. Në shtator të vitit 2017 kjo shifër ishte 71 për qind. Hulumtimi është bërë nga Qendra Levada.

Kjo organizatë tha se niveli më i ulët i besimit në udhëheqësin rus ishte regjistruar në vitin 2012 pasi vetëm 51 për qind e të anketuarve kishin thënë se i besonin presidentit. Ky nivel u rrit në 80 për qind në vitin 2015 pasi Rusia e aneksoi Gadishullin e Krimesë në Ukrainë.

Mandati aktual i Putinit si president është planifikuar të përfundojë në vitin 2024. Por, ligjvënësit rusë, me urdhër të Kremlinit, kanë miratuar ndryshimet ligjore që i mundësojnë atij të qëndrojë në detyrë edhe pas këtij viti.

Pavarësisht rezultateve të hulumtimit, Putini vazhdon të jetë politikani më i popullarizuar në Rusi. Hulumtimi ka treguar se qytetarët kanë besim të ulët edhe tek ligjvënësit. Sondazhi i ri i Levadas tregoi një rënie të besimit për dhomën e ulët të parlamentit nga 33 për qind në vitin 2017 në 25 për qind më 2021.

Partia në pushtet Rusia e Bashkuar fitoi zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar në Rusi. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e ulët dhe kishte akuza për mashtrim dhe manipulim të votave. Para mbajtjes së zgjedhjeve u zhvillua një fushatë e ashpër për të penguar nga kandidimi çdo kundërshtar të mundshëm të opozitës.

Niveli i besimit në partitë politike gjithashtu zbriti nga 19 përqind në 2017 në 17 përqind tani, u tha në sondazhin e Levadas.

Sondazhi u zhvillua nga 19 deri më 26 gusht përmes intervistave me 1,619 persona që banonin në 137 fshatra dhe qytete në 50 rajone të Rusisë.

Në vitin 2016, autoritetet ruse e kanë shpallur Qendrën Levada si një “agjent të huaj”, veprim ky që kishte për qëllim të njolloste punën e organizatës, transmeton Botapress.info

Tags: Putini-Rusia

Të ngjashme

Lajme

Këta janë tre banorët e Big Brother VIP Albania që po e agjërojnë Ramazanin

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

“Gishtat ua kanë shti mbrapa”: Sami Kurteshi shprehet me gjuhë seksuale e kriminale, pasi një qytetar i reagon për Zajednicën

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

Zemaj: Kurti fali Serbinë për të kaluarën

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

Kështu duket Xhamia e çarshisë në Prishtinë pas renovimit

nga Bota Press
23 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Këta janë tre banorët e Big Brother VIP Albania që po e agjërojnë Ramazanin
  • “Gishtat ua kanë shti mbrapa”: Sami Kurteshi shprehet me gjuhë seksuale e kriminale, pasi një qytetar i reagon për Zajednicën
  • Sot dhe nesër mbahet samiti i BE-së, do të diskutohet edhe për takimin e Ohrit
  • Azem Vllasi: Legjitimitet marrëveshjeve, u jep fakti se ato janë arritur në praninë e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së
  • Zemaj: Kurti fali Serbinë për të kaluarën

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.