[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lajm i keq për këngetarë/et! Ja cka vendosën Prokurorët!



Prokurorët paralajmërojnë padi ndaj këngëtarëve që iu ikin tatimeve
Këngëtarët kosovarë vazhdojnë t’u ikin tatimeve edhe pse me ligj janë të detyruar ta kryejnë këtë obligim. Mirëpo, prokurorët kanë paralajmëruar se do të bëjnë padi ndaj këngëtarëve të cilët po u ikin tatimeve.
Kështu ka thënë Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Shqipdon Fazliu, në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, në të cilën është diskutuar raporti për luftimin e krimit ekonomik gjatë periudhës korrik-shtator të vitit 2016 dhe tetor- dhjetor po të njëjtit vit, si dhe pika tjera.Fazliu ka bërë të ditur për periudhën tetor-dhjetor të vitit të kaluar një pjesë e këngëtarëve nga estrada kosovare ka paguar për afro 330 mijë euro tatim.
“ATK-ja gjatë periudhës tetor-dhjetor vetëm nga një grup i këngëtarëve kanë pagur tatimin mbi 330 mijë euro, shifrat e fundit japin vëmendje që ndoshta bëhet fjalë edhe për 400 mijë euro të cilat janë paguar vetëm nga ky grup i këngëtarëve. Që do të thotë që me këtë pos që është luftuar ekonomia joformale në disa raste tashmë janë marrë edhe aktvendimet mbi fillimet e hetimeve nga anëtarët e KPK-së. Në vitin 2017 do të bëhen edhe aktakuzat e para për mos pagim të tatimit, dhe pastrim të parave nga ky grup”, ka thënë Fazliu.