• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Lajm i keq: Ja çka bëri ‘vaki’ me Trusti-n…

nga Bota Press
5 Mars, 2022
në Aktuale
ShareShareShare
Vlera e investimeve të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, sipas zyrtarëve të këtij institucioni, ka shënuar humbje rreth 90 milionë euro.

Humbjet kanë ardhur si pasojë e krizës në tregjet ndërkombëtare të shkaktuar nga ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë.Nga Fondi i Kursimeve Pensionale, prej mbi 2.3 miliardë euro, 78 për qind e mjeteve janë të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare dhe rreth 22 për qind në Kosovë.

LEXO EDHE KETE

Çfarë po ndodhë, çfarë ishte ajo që goditi Belgordin e Rusisë?

Fondi prej mbi 2.3 miliardë eurosh u takon mbi 700 mijë kontribut-paguesve të Kosovës.Jeton Demi, zëdhënës në këtë institucion, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas ngritjes së vlerës së këtij fondi për 11 për qind në vitin 2021, aktualisht po shënohen humbje.

“Rënia e vlerës së investimeve të Fondit Pensional është e pritshme. Aktualisht, kemi një reduktim prej 4 për qind të vlerës”, thotë Demi.

Rusia në orët e para të 24 shkurtit nisi sulmet ndaj Ukrainës. Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi “operacion special” për të “çmilitarizuar” Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë.

Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se për shkak të problemeve të sanksioneve ekonomike, por edhe për shkak të çrregullimit të tregut ekonomik dhe financiar, paratë e Fondit Pensional do të vazhdojnë të shënojnë rënie.

“Ky vit do të jetë shumë më i dobët. Do të kemi kthim negativ, do të kemi minus në investime”, thotë Bektashi.

Mjetet e Fondit të cilat janë të investuara në Kosovë, shton Bektashi, nuk do të mund t’i mbulojnë të gjitha humbjet që do të realizohen nga investimet që janë në tregjet financiare ndërkombëtare.Humbjet në aspektin ekonomik, shton Bektashi, do të jenë deri në përfundimin e luftës, por që me ndërprerjen e luftës, tregjet financiare reagojnë duke rritur indekset e tyre dhe fitmet e realizuara.

Humbjet nuk prekin të gjithë kontribut-paguesit
Bordi drejtues dhe menaxhmenti i Fondit, thotë Jeton Demi, kanë marrë disa masa për të minimizuar humbjet që mund të ketë fondi nga kjo situatë.

Masat e ndërmarra, sipas tij, do t’i mbrojnë ata që dalin në pension brenda 18 muajve.“Të gjithë kontribuuesit e moshës 63-vjeçare e gjysmë nuk do të ndikohen nga lëvizjet në tregjet financiare ndërkombëtare. Kjo pasi mjetet e dedikuara për ta do të jenë të investuara në Bonot e Republikës së Kosovës, që historikisht kanë pasur një normë interesi prej rreth 3 për qind”, sqaron Demi.

Ndërsa pjesa tjetër, thotë Demi, do të kenë kohë të rikuperimit.“Kontribut-paguesit edhe ashtu janë në terren pozitiv, meqë të gjithë treguesit për gjashtë muaj e më shumë, janë me kthim pozitiv nga investimet”, thotë Demi.

Viteve të fundit, Fondi i Kursimeve Pensionale kishte pasur kthim pozitiv në investim.Vetëm në vitin 2021, kthimi në investim ishte më shumë se 200 milionë euro.

Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: 5 për qind i paguan punëdhënësi, kurse 5 për qind ndahen nga paga e të punësuarit.

Kursimet pensionale mund të përdoren nga kontribuuesi vetëm pasi t’i përmbushë kriteret për pensionim, përkatësisht arritjen e moshës 65 vjeç.

Tags: ne Kosovetrusti

Të ngjashme

Aktuale

E kishte kauzë kryesore në opozitë: Çfarë mendon Kurti sot për Zajednicën?

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Aktuale

Kurti tregon çka nënkupton vetmenaxhimi

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Aktuale

Skena politike në ethe, vendimi i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Aktuale

Kapja: Nurboja i LVV-së merr postin e guvernatorit të BQK-së

nga Bota Press
29 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • E kishte kauzë kryesore në opozitë: Çfarë mendon Kurti sot për Zajednicën?
  • Kurti tregon çka nënkupton vetmenaxhimi
  • Kurti për dakordimin në Ohër: Marrëveshja nuk është e shkëlqyeshme
  • Emrat: I morën jetën njëri-tjetrit, këta janë dy personat që mbetën të vrarë
  • Gjykimi për huliganizëm në protestën e 2013-ës, anëtari i Vetëvendosjes nuk i bindet gjykatësit

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.