Botapress, 5 Gusht – Një zjarr i madh është ndezur në afërsi të një fabrike në hyrje të Gjakovës, raporton një lexues i Gazetës Express nga vendi i ngjarjes.
Sipas lexuesit, ne vendngjarje janë parë edhe zjarrëfikësit, teksa thotë se flakët po depërtojnë edhe në rrugë.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma, ndërsa për rastin Express ka kontaktuar edhe Policinë e Gjakovës dhe është në pritje të një përgjigjeje.
Nuk dihet nëse nga zjarri ka ndonjë person të lënduar.
Express do të ju sjellë informacione në vazhdimësi për këtë rast.