[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

LAJM I FUNDIT – “Hajde se do mbytem” – 50-vjeçari i jep fund jetës në Liqenin e Tiranës (FOTO)



Një person është mbytur tek Liqeni Artificial në Tiranë. Ngjarja e rëndë sapo ka ndodhur. Burime për Express saktësojnë se viktima është identifikuar si Edmond Ramushi 50 vjeç.

Të njëjtat burime thanë se dyshohet të kemi të bëjmë me një akt vetëvrasje, pasi 50-vjeçari kishte hyrë në borxhe të mëdha. Para se të ndërmerrte aktin ekstrën, Ramushi ka telefonuar një mikun e tij duke i thënë se do të mbytej në Liqen. Pavarësisht njoftimit të policisë, ka qenë e pamundur shpëtimi i tij, pasi 50-vjeçari i kishte dhënë fund jetës.

Forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje janë në pritje të polumbarëve për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga ujërat e Liqenit.

/Gazeta Express/