• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Lajçi me shkrim rrëqethës për vajzën: Pse u dashka me m’ardhë n’andërr Teki Dervishi e Adem Mikullovci, e jo ti?

nga Bota Press
19 Nëntor, 2021
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Aktori Çun Lajçi me një shkrim prekës ka përkujtuar vajzën e tij, aktoren Bubulina Lajçi në 4 vjetorin e vdekjes.

Lajçi në një postim në Facebook, ka shpjeguar në mënyrë artistike ditën kur në Amerikë kishte marr lajmin për vdekjen e së bijës. Ai shkruan se katër vjet pas vdekjes së Bubulinës, ka parë në ëndërr dramaturgun e shquar, Teki Dërvishin dhe aktorin Adem Mikullovci, që të dy tashmë të ndjerë.

Sipas Lajçit, në ëndërr ata i kanë treguar edhe për gjendjen e Bubulinës së botën tjetër.

Postimi i plotë:

Asaj qeë s’me kthehet ma

R.I.P

Pse qenka e thanune kjo ditë e dhimbjes me nxanë rrugëve me libra n’kurrizin e thyem?

Pse sot n’Shkup me “Ofshamë malli” si katër vite ma parë me “Përgjerim e fjalë” në Njujork?

Pse u dashka me ta kujtua ditën e ikjes larg katundit ku ti zune vend përgjithëmonë?

Pse unë përjetë rrugëve me vargje e pse ti përjetë e fjetun!

Sot n’Shkup e nesër n’Kërçovë e ti hijen time e pret të guri i ftoftë, si akulli n’Shpellën e Korbave, mbi Lugun e Zharit!

Athua qenka e shkrueme me vdekë rrugëve me libra malli mbi kurriz, si thastë e qymyrit n’kalin e Malsores tek Migjeni?

Si sot, para katër vitesh, ti i mbylle sytë e unë i lashë jetimë do libra përtej Oqeanit tue derdhë lot për ty. U ktheva i shkyem e i thyem me ta hudhë nji grusht dhe e dhe me pritë mu ba edhe vet!

Ike tash e katër vjet e katër vjet si murg t’rri të guri tue folë me shpirtin tand!

Kush e shkroi që unë me qenë rrugëve n’ditën tande t’ikjes?

Pse me m’thanë nisu kur u dashka me i thye rrugët e mu kthye!

Pse me zemër n’grusht e me lotin n’faqe me i këputë udhëtimet e me ardhë të varri yt, në ket nandor me diell të akullt, moj e mira ime që s’fole kurrë!

Dhe pse u dashka me m’ardhë n’andërr Teki Dervishi e Adem Mikullovci, e jo ti, për me ma kujtua ditën e vdekjes sate!

Ata m’treguen se ti paske ndërtua shtëpi dikund ndër Lugjet e Verdha, e Tekiu i tha Ademit, tash atje mund ta vemë n’skenë “Bregun e pikëllimit” se aktor kemi boll!

Ik i thash, shko n’Teqe se t’paska zanë rakia! Ne shfaqje bajmë këndej Drinit, jo andej ku t’marrin mjegullat, dervish!

Dhe qeshi Ademi me zanin e ngjizun e Tekiu e ndezi cigaren e s’foli ma. S’di a shkoi n’Teqe a erdhi të ti n’Lugjet e Verdha, por unë u zgjova n’Iliridë me çantën plot libra. Të Skenderbeu, n’fund t’çarshisë së vjetër u ula mes librash, si korb, tue folë me ty, n’përvjetorin e katërt t’ikjes!

Flijë bija ime, thashë si atë mëngjes kur mora rrugë për Njujork, veç mos harro me ardhë ndër andrra!

17 nandor 2017 – 17 nandor 2021

Tags: Cun Lajci

Të ngjashme

Kosovë

Punëtori bie nga lartësia në Fushë Kosovë, arrestohen dy pronarët e kompanive

nga Bota Press
5 Shkurt, 2023
Kosovë

Policia njofton për tri vdekje në 24 orët e fundit

nga Bota Press
5 Shkurt, 2023
Botë

Autostrada që kalon mbi re

nga Bota Press
5 Shkurt, 2023
Botë

Adoleshentja kanadeze fiton 48 miliardë dollarë në herën e parë që luajti loto

nga Bota Press
5 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Punëtori bie nga lartësia në Fushë Kosovë, arrestohen dy pronarët e kompanive
  • Policia njofton për tri vdekje në 24 orët e fundit
  • A i ndryshoi kryeministri Kurti qëndrimet për Asociacionin?
  • Autostrada që kalon mbi re
  • Adoleshentja kanadeze fiton 48 miliardë dollarë në herën e parë që luajti loto

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.