• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Lajçak vjen nesër në Kosovë

nga Bota Press
24 Nëntor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë në Prishtinë më 25 nëntor.

Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Këto vizita kanë për qëllim përparimin në përgatitjet për takimin e radhës në nivel të lartë për të cilin ende shpresojmë që do të mbahet më vonë gjatë këtij viti”, deklaroi Stano.

Stano përkujtoi që në takimin e fundit i cili u mbajt më 15 nëntor, ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, kërkuan nga Kosova dhe Serbia respektimin e marrëveshjeve të arritura.

Duke u ndërlidhur me këtë, Stano theksoi që kjo nënkupton edhe respektimin e marrëveshjes lidhur me vizitat e zyrtarëve të lartë të Beogradit në Prishtinë dhe anasjelltas, që u arrit në kuadër të dialogut.

Më 23 nëntor, Qeveria e Kosovës sërish refuzoi kërkesën e shefit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq që ta vizitojë Kosovën.

Bazuar në të dhënat që posedon BE-ja, Stano theksoi se vizita ishte paralajmëruar me kohë dhe procedurat ishin në përputhje me marrëveshjen.

Në anën tjetër, Qëndresa Fazliu nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD) ka thënë për REL se MPJD-ja është e gatshme të rishqyrtojë qëndrimet e saj dhe të aprovojë eventualisht vizitat në të ardhmen.

“..Nëse z. Petkoviq tregon gatishmëri që të përmbahet nga gjuha nxitëse dhe provokuese në raport me qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, tha Fazliu.

Vizita e Miroslav Lajçakut në Prishtinë vjen pas qëndrimit të tij edhe në Beograd ku ishte takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Tags: Kosove-SerbiMiroslav Lajçak

Të ngjashme

Lajme

Maqedonia e Veriut rihap ambasadën në Kyiv

nga Bota Press
29 Maj, 2022
Kosovë

Dy ditët e fundit të majit me kushte për shi, parashikimi i motit për një javë

nga Bota Press
29 Maj, 2022
Lajme

‘Çmendet’ moti! Breshëri sa një top golfi mbulon këtë zonë (FOTOT)

nga Bota Press
29 Maj, 2022
Lajme

Dikush dha alarmin e rrejshëm për gjuajtje me armë – Del video kur njerëzit vraponin për të shpëtuar

nga Bota Press
29 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Maqedonia e Veriut rihap ambasadën në Kyiv
  • Dy ditët e fundit të majit me kushte për shi, parashikimi i motit për një javë
  • ‘Çmendet’ moti! Breshëri sa një top golfi mbulon këtë zonë (FOTOT)
  • Dikush dha alarmin e rrejshëm për gjuajtje me armë – Del video kur njerëzit vraponin për të shpëtuar
  • Kjo nuk doli në TV – Shikoni se çfarë bëri Hazard në dhomën e zhveshjes

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.