Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha se vlerëson shkëmbimin e hapur dhe të ndershëm që u zhvillua gjatë drekës tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Unë vlerësoj shkëmbimin e hapur dhe të ndershëm gjatë drekës sonë tradicionale gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me liderët e rajonit”, tha Lajçak në platformën “X”, duke shpërndarë njoftimin e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell nga takimi tradicional rajonal.
Në takimin me Borrell morën pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Denis Beqiroviq, Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova dhe zëvendëskryeministrja e Mali i Zi për Punë të Jashtme dhe Evropiane Filip Ivanoviq.