[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lajçak e takon Vuçiqin, diskutojnë për temën e dialogut



 

Ndërmjetësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në zyrën e tij.

Për diçka të tillë ka raportuar medium serb ‘Tanjug’, teksa ka njoftuar se tema për të cilën u diskutua ishte vazhdimi i dialogut mes palës kosovare dhe asaj serbe,.

Takimi midis Vuçiqit dhe Lajçakut filloi rreth orës 6 në ndërtesën e presidencës serbe, të cilët do t’iu adresohen medieve pas takimit.

Lajçak arriti në Beograd këtë pasdite, pasi qëndroi në Prishtinë për tri ditë për t’u takuar me diplomatët kosovarë.

 

Ai të parin në Kosovë e takoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, me të cilin biseduan po ashtu për vazhdimin e dialogut. Ky i fundit, nëpërmjet një deklarate, lëri të nënkuptohet se dialogu nuk është prioriteti më i madh për platformën e tij qeversisë. /Gazeta Express/