[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lajçak: Dialogu solli marrëveshje të rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë



 

Botapress 8 Mars – Diplomati sllovak Miroslav Lajçak, i cili është emisar special i BE-së për dialogun thotë se gjatë procesit të dialogut janë arritur marrëveshje të rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë.

“10 vjet pasi palët u ulën për herë të parë në Bruksel, dialogu solli marrëveshje të rëndësishme. Ata bënë një ndryshim real për njerëzit në Kosovë dhe Serbi, për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe për aspiratat evropiane të një rajoni të tërë”, ka shkruar diplomati sllovak në Twitter.