Botapress 5 Qershor – Banorët e lagjes së Spitalit në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm përkohësisht.Kjo pasi ka pasur një rrjedhje të madhe të ujit në rrugën “Holger Petersen”.
“Banorët e lagjes së Spitalit, tash për tash janë pa ujë të pijshëm, për shkak të një rrjedhje të madhe të ujit në rrugën ” Holgen Petersen” në Prishtinë.
Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim. Furnizimi me ujë rikthehet pas përfundimit të sanimit” thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.