• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ky shtet do të kërkojë pasaportën shëndetësore nëpër kafiteri nga 9 gushti

nga Bota Press
28 Korrik, 2021
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Nga 9 gushti, Franca do të zbatojë legjislacionin e ri që e bën të detyrueshme pasaportën shëndetësore për hyrje në kafiteri, udhëtim me aeroplan apo udhëtim me tren nga qyteti në qytet, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë franceze Gabriel Attal, të mërkurën.

Legjislacioni i miratuar nga Parlamenti në fundjavë, ka nxitur protesta masive në Francë, mirëpo Qeveria është e bindur për ta çuar atë përpara dhe për t’i bërë pasaportat shëndetësore pikë kyçe në luftën kundër koronavirusit.

Një pasaportë e vlefshme shëndetësore sigurohet nga vaksinimi i plotë, testi negativ për koronavirus, apo shërimi nga infektimi.

Legjislacioni e bën të detyrueshëm vaksinimin për punëtorët shëndetësorë. Një dokument i tillë ka qenë obligativ nga 21 korriku për vizita nëpër muze, kinema dhe qendra kulturore me kapacitet jo më shumë se 50 persona.

Mirëpo zëdhënësi Attal ka thënë se pasaporta shëndetësore do të jetë e obligueshme në kafiteri, restorante, fluturime dhe udhëtime tjera të brendshme në Francë.

Sipas tij, rritja e numrit të të infektuarve është nxitur nga varianti Delta, me një mesatare prej 19,000 rastesh në ditë, çka nënkupton se situata shëndetësore në Francë “po vazhdon të përkeqësohet dhe po bëhet shqetësuese”.

Njoftimi i tij ka ardhur teksa të dhënat kanë treguar se 50 për qind e popullsisë së rritur në Francë, tani është vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Politika me pasaportë shëndetësore është arma kryesore e Francës për të luftuar koronavirusin. Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë gjatë fundjavës se refuzimi për të marrë vaksinën përbën “mungesë të përgjegjësisë dhe egoizëm”.

Tags: kafiteri virusi

Të ngjashme

Botë

Menduan se po flisnin me homologun e tyre në Kiev, kryetarët e vendeve evropiane u mashtruan nga Klitschko i rremë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Botë

E tmerrshme: Rusia sulmon Ukrainën nga territori i Bjellorusisë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Kosovë

‘Mund të pini ujë’: Dikush bën gjest human në Prishtinë, duke dhënë ujë falas

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Kosovë

Lajm i keq: Vazhdon rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Menduan se po flisnin me homologun e tyre në Kiev, kryetarët e vendeve evropiane u mashtruan nga Klitschko i rremë
  • E tmerrshme: Rusia sulmon Ukrainën nga territori i Bjellorusisë
  • ‘Mund të pini ujë’: Dikush bën gjest human në Prishtinë, duke dhënë ujë falas
  • Lajm i keq: Vazhdon rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë
  • Prindon “supermeni” me rrogë më të madhe se të presidentes: Mbi 3 mijë euro në muaj

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.