Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët në grup për kualifikimet e Kampionatit Evropian të futbollit “Euro 2024” në shortin e hedhur sot në Frankfurt të Gjermanisë.
“Dardanët” do të jenë në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorën. E në momentin kur Kosova mësoi kundërshtarët në grup, kamerat shfaqën reagimin e delegacionit të FFK-së me në krye presidentin e saj, Agim Ademin që ishin të pranishëm gjatë hedhjes së shortit.
Tragjedi në botën e futbollit: Futbollisti i ekipit elitar gjendet i pajetë në shtëpi e tij
Kryetari Ademi, përzgjedhësi i Kombëtares, Alain Giresse dhe drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti u shfaqën të buzëqeshur, duke lënë të kuptohet se është një grup i favorshëm për futbollistët e Kosovës.
Ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian nisin në muajin mars të vitit 2023. Kujtojmë se Kampionati Evropian do të mbahet në tetë qytete të Gjermanisë./Botapress.info