Kandidati për kryetar të Suharekës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të jetë Ardian Shala, shkruan Gazeta Botapress.
Lajmin e ka konfirmuar, Selman Kolgeci, anëtarë i kryesisë së LDK’së në Suharekë. “Sot në mbledhjen e kryesisë së degës së LDK-së në Suharekë është votuar unanimisht që z.Ardian Shala të jetë kandidat për kryetarë të komunës së Suharekës”, ka thënë Kolgeci.
Ardian Shala është nga fshati Mushtisht dhe me profesion është mjek specialist-kardiolog./Botapress/
Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar. Në tri palë zgjedhje parlamentare, Ardian Shala ka pasur mbi 70% të votave të përgjithshme të LDK’së në Suharekë.
Shala tani është zgjedhur anëtarë i kryesisë së LDK’së, nga kryetari i ri i partisë Lumir Abdixhiku. /Botapress.info/