IPK bëri të ditur se zyrtari policor që u arrestua dyshohej se që nga muaji shkurt i vitit 2020 ndodhej jashtë territorit të Kosovës.
Kosanin dyshohet t’i ketë kryer veprat keqpërdorim i pozitës dhe manipulim me prova, derisa ka punuar në pozitën e zyrtarit përgjegjës për Dhomën e Dëshmive në Stacionin policor në Zubin Potok. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.