Pavarësisht orëve të gjata në seancën e Kuvendit të Kosovës, kryetari Kadri Veseli nuk ka lënë anash 14 shkurtin, si ditë të të Dashuruarve.
Në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Veseli ka uruar gruan e tij, Violetën.
Ai ka publikuar një fotografi, ku shihet bashkë me bashkëshortën e tij, duke shetitur, përderisa në prapavijë shihet në një dyqan një zemër e madhe.
“Për gruan time Violetën, urime Shën Valentini”, ka shkruar Veseli në Facebook.