[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ky është shqiptari i dyshuari për terrorizëm në Vjenë (Foto)



Mbetet e paqartë se sa i rrezikshëm është në të vërtetë 18 vjeçari, shkruajanë mediat austriake. Mbrojtjen e të riut priten ta marrin një numër avokatësh me emër në Vjenë Gjatë bastisjeve nuk është gjetur lëndë shpërthyese por janë konfiskuar disa telefona mobil.
lorenz

Mediat austriake vazhdojnë të raportojnë gjerësisht lidhur me të riun e arrestuar të premten, nën dyshimin se kishte përgatitur një sulm terrorist në Vjenë.

heute.at ka ofruar së fundi më shumë të dhëna lidhur me të riun me prejardhje shqiptare, mbi të cilin bie dyshimi i rëndë.  Ky portal saktëson se përveç të riut, në pyetje është marrë edhe babai i tij, i cili thotë të mos ketë pasur fare ide lidhur me orientimin e të birit, transmeton albinfo.ch. Babai jeton në qytetin Neunkirch.

I dyshuari quhet Lorenz K., është shtetas austriak dhe ka prejardhje shqiptare. Pasi është marrë në pyetje gjithë natën e mbrëmshme, ai është vendosur në burg.

Vazhdon të mbetet e paqartë se sa i rrezikshëm është në të vërtetë 18 vjeçari, shkruan portali austriak, transmeton albinfo.ch. Mbrojtjen e të riut priten ta marrin një numër avokatësh me emër në Vjenë.

Gjatë bastisjeve nuk është gjetur lëndë shpërthyese por janë konfiskuar disa telefona mobilë, të cilët do të analizohen për nevoja të hetimeve.