Diaspora ka vendosur përfundimisht për kryetarin e ri të Dragashit për katër vitet e ardhshme. Sipas rezultatit, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bexhet Xheladini do të marrë udhëheqjen e kësaj komune.
160 vota janë regjistruar nga diaspora për Bexhet Xheladinin e LDK-së, ndërsa 117 për Shaban Shabanin e PDK-së. Kështu ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
Këto vota ishin vendimtare për komunën e Dragashit ku u përsërit procesi i votimit për votuesit nga diaspora.
Kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini pritet të udhëheqë Dragashin në katër vitet e ardhshme pasi mposhti kandidatin e PDK-së Shaban Shabani./Botapress.info/