Ish-kryetari i komunë së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka përshëndetur ndarjen e 2 milionë eurove nga buxheti i Kosovës për vitin 2022, për këtë komunë.
“Ka vite që kam kërkuar më këmbëngulje që Lugina të jetë pjesë e planifikim buxhetor të Kosovës. Mirëpo, pas shumë vitesh të anashkaluar në kërkesa, Lugina e Preshevës tanimë pjesë e planifikimit buxhetor të Kosovës me 2 milionë euro për vitin 2022 nga Qeveria Kurti. Bashkë jemi më të fortë”, ka shkruar Arifi në Twitter, percjell Botapress.info
Qeveria e Kosovës dje miratoi buxhetin për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë eurosh.