Kryetarja e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje nuk po pajtohet me idenë që zgjedhjet lokale të shtyhen në një afat tjetër.
Ajo kërkon që të merren masa shtesë për parandalimin e përhapjes së virusit në kohë të zgjedhjeve. Kështu ka thënë Balje në një prononcim për Gazetën Infokus.
Përveç partisë së Baljes, zyrtarisht kundër shtyrjes së zgjedhjeve janë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Nisma.
Zgjedhjet lokale pritet të mbahen me 17 tetor.