Gjatë ditës së sotme, është arrestuar pronari i një kompanie në Prishtinë nën dyshimin se, kundërligjshëm fitoi tenderin për renovimin e Spitalit në Gjilan.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është Jasmir Morina, pronar i kompanisë “Tribune”, SH.P.K., Prishtinë.
Ai përmes prezantimit të dokumentacionit të rremë, ka arritur që të shpallet fitues në një tender për renovim dhe meremetim të objekteve spitalore, në Spitalin Regjional në Gjilan.
Tenderi i fituar kundërligjshëm kap shumën prej 47 mijë eurove.
Kështu ai ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, nga neni 415 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në konsultim me Prokurorin kompetent të lëndës i dyshuari i lartcekur me iniciale sot me Aktvendimi mbi ndalim për 48 orë është dërguar në mbajtje./Botapress.info/