[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ky është plani festiv për Ditën e Pavarësisë së Kosovës



Në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, Faton Peci nga Ministria e Kulturës shpalosi se çfarë aktivitetesh do të ketë shënim përvjetori.

“Shënimi për 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës do të ketë angazhime nga disa institucione në vend duke filluar nga aktivitete nga presidenca, qeveria e kuvendet komunale në nivel lokal”.

“Aktivitetet do të fillojnë që nga nesër me dekorimet nëpër sheshe në kryeqytet dhe në të gjitha qytetet e tjera të Kosovës”.

“Me datën 15 të gjitha institucionet arsimore, ora e parë e mësimit do t’i dedikohet historikut të Pavarësisë së Kosovës, duke vazhduar më tej me aktivitete të tjera”.

Në dallim nga vitet e tjera, Peci tregoi se këtë vit nuk do të ketë parakalim të FSK-së e as Policisë.

“Aktivitet e tjera do të fillojnë me datën 16:00. Në ora 15:00 kuvendi do të ketë seancën solemne, nga ora 18:00 Presidenti dhe Kryeministri do të organizojnë pritje shtetërore”.

“Me datën 17 nga ora 09:00 deri në orën 11:00 të gjithë përfaqësuesit e institucioneve do të bëjnë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës duke vazhduar më pas edhe në Prekaz. Në orën 20:00 në teatër do të ketë një performancë nga ansambli Shota në teatër”.

“Edhe në nivel të komunave, me datën 17 do të organizojnë nga një seancë solemne”. /klankosova/