Së bashku me ekipin tim vizituam lagjen Qafa, për të cilën e kemi një projekt fantastik në kuadër të masterplanit të ri për Prishtinën.
Qentë endacakë, garazhet e makinave, parkingu, mbeturinat, mungesa e shtigjeve të biçikletave janë disa nga problemet e kësaj lagje.
Parkingjet do të jenë nëntokësore, të gjithë banorët e kësaj lagjeje do të kenë lejen e tyre të parkingut, kurse vizitorët do të aplikojnë në komunë për to.
Në aspektin e sigurisë do të krijojmë një park të veçantë, ku do të transferohen qentë endacakë. Nëse dëshiron dikush ta adoptojë një qen, ne ua japim licencën apo kohëzgjatjen sa dëshirojnë ta mbajnë atë qen, në mënyrë që ta kthejnë në strehimore në rast se nuk kanë mundësi ta mbajnë përgjithmonë.
Është koha që ta shpiejmë Prishtinën në modernizim, e për këtë duhen ndryshime të mëdha!
Falënderoj Faton Kikan për organizimin!
💙Të gjithë së bashku për Prishtinën me karakter unik në botë🤍
#PR4PR
#Prishtina
#PerparimRama
#PerPrishtinenPraktike
#DashniPerPrishtinen