• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ky është personi që u vra në Pejë nga i dyshuari që tentoi t’ia dhunonte vajzën

nga Bota Press
18 Maj, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Një person është privuar nga jeta sot në një lokal në rrugën “Gjin Gazulli” në Pejë. Bëhet fjalë për viktimën mbi 40-vjeç i gjinisë mashkullore.

Rastin e ka konfirmuar policia, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i krimeve të rënda dhe ekipi i Mjekësisë Ligjore.

Po ashtu, tani është identifikuar edhe i dyshuari për vrasjen e viktimës, i cili është në kërkim nga Policia.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Po është identifikuar i dyshuari për vrasjen në Pejë, është në kërkim të Policisë. I dyshuari është më i vjetër në moshë sesa viktima”, tha Gashi.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha sot gjatë ditës se prokuroria po merret me rastin.

“Dyshohet se një person në Pejë është privuar nga jeta me armë zjarri. Njësitë relavante kanë dalë në vendin e ngjarjes, si prokurori i krimeve të rënda dhe mjekësia ligjore. Kjo është e gjitha çfarë mund të themi për momentin”, tha Nikçi.

Ndërsa Gashi sot gjatë ditës tha se si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit viktima ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 15:36 policia është njoftuar se në rrugën ‘Gjin Gazuli’ në Pejë ka të shtëna me armë zjarri. Policia iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes dhe ka hasur në një person që dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.

Siç ka mësuar Gazeta Sinjali, ngjarja ka ndodhur pasi dyshohet se dorasi Xhevdet Januzi kishte tentuar ta dhunonte vajzën e të ndjerit Gëzim Kastrati.

I ndjeri mësohet se ishte nisur për t’u hakmarrë për tentim-dhunimin ndaj vajzës së tij, por i ishte grabitur arma nga dorasi Xhevdet Januzi i cili më pas e kishte vrarë.

Ky është Gëzim Kastrati që mbeti sot i vdekur.

Tags: Peje-Vrasje

Të ngjashme

Aktuale

The Guardian: Amerikanët të bindur se grupi terrorist është armatosuar dhe kontrolluar nga Beogradi

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Aktuale

Ambasada Gjermane del me njoftim: Kush ka pasaportën e Kosovës, nga 1 janari lëvizë pa viza…

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Aktuale

Ish-ministri i mbrojtjes në Serbi: Shpresoj që Radoiçiq të mbetet i gjallë, veç ai e di kush e urdhëroi…

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Aktuale

“Plani për aneksimin e Veriut”, Kurti thotë se terroristët synonin krijimin e një korridori për të futur armë dhe trupa

nga Bota Press
2 Tetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Viktimizohet Vuçeviq rreth sulmit terrorist në Banjskë: Ne asgjë nuk punojmë pas shpine
  • “Serbia po ndërton bazë ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën”
  • E rrezikshme: Rusia mund të testojë një raketë me energji bërthamore
  • Gërvalla për mediumin gjerman: Do të ketë luftë nëse …
  • The Guardian: Amerikanët të bindur se grupi terrorist është armatosuar dhe kontrolluar nga Beogradi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.