• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ky është personi që u privua nga jeta dje në Prishtinë, sot i jepet lamtumira e fundit

nga Bota Press
19 Mars, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Pasditen e së shtunës, në lagjen Arbëria në Prishtinë, në afërsi të një hoteli u vra një person, i cili u qëllua me armë zjarri dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Për motive akoma të panjohura, viktima u gjuajt nga njëri prej të dyshuarve, që tashmë janë objekt hetimi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Tre anëtarë të familjes Mustafa janë marrë në pyetje si të dyshuar, dy prej tyre për vrasje, e tjetri për ndihmën pas kryerjes së veprës penale, raporton Gazeta Sinjali.

Për vdekjen e Rexhep Tahirit, ka njoftuar edhe familja, me ç’rast kanë bërë me dije se i ndjeri do të varroset sot nga ora 16:00, në vazrrezat e fshatit Dumnicë në Podujevë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personat e arrestuar vrasjen e Tahirit rast janë Avni Mustafa dhe Mustafë Mustafa, që dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Pasi viktima u privua nga jeta, ndihmën atyre dyshohet se u dha Leutrim Mustafa, i cili do të hetohet për veprën “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Rasti ndodhi pas orës 13:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ku banorët u tmerruan kur dëgjuan të shtënat me armë që ishin tragjike për viktimën. Vdekjen e të ndjerit e konfirmoi ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, teksa edhe dy nga tre të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka u dërguan në QKUK.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe Policia, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme, si dhe janë marrë pamjet nga kamerat e sigurisë në objektet përreth vendit ku ndodhi vrasja. Si dëshmi për rastin, Sinjali mëson se janë konfiskuar edhe arma që dyshohet të jetë përdorur, gëzhoja, si dhe një mjet i mprehtë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim ndaj dy të dyshuarve, Avni dhe Mustafë Mustafa, kurse i dyshuari tjetër Leutrim Mustafa është lënë i lirë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Tags: Kosoveprishtinevrasja

Të ngjashme

Aktuale

Adem Qorri vdiq në Florida duke e shpëtuar shokun e djalit, flasin familja nga Drenasi

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Aktuale

Ky është burri që u vra mbrëmë në Dumnicë

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Aktuale

Begaj dhe Van der Bellen kundër Republika Srpska në Kosovë

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Aktuale

Presidenti austriak: Dialogu është i vështirë, por pa marrëveshje Kosova e Serbia s’kanë të ardhme në BE

nga Bota Press
27 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Kamberi tregon se çka bisedoi me Hillin
  • Nadia, gjyqtarja e parë me shami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • Kjo është shuma e parave që diaspora dërgoi në Kosovë vitin e kaluar
  • Adem Qorri vdiq në Florida duke e shpëtuar shokun e djalit, flasin familja nga Drenasi
  • “U vra babai i tre fëmijëve”, kryeredaktori i TCH thotë se u rrezikua edhe stafi tjetër

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.