[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ky është personi që s’e la asnjëherë Ramushin vetë në Francë (Foto)



Ramush Haradinajt po i ofrohet përkrahje nga populli shqiptar, pavarësisht bindjeve politike. Ish kryeministri i Kosovës vazhdon të jetë në Francë pas vendimit të autoriteteve franceze nga një fletëarrest të lëshuar nga Serbia.

Miqë e kolegë të Haradinajt kanë gjetur mundësitë për të udhëtuar drejt Francës për të takuar liderin e AAK-së.

Një nga miqët e tij që asnjëherë nuk e la të vetëm Haradinajn në Francë, është biznesmeni i njohur kosovar, Gani Dreshaj.

Në një intervistë për Indeksonline, Dreshaj ka thënë se Ramushi është vetë Kosova.

“Falënderim për të gjitha shqiptarët të cilët kanë treguar ne rastin Haradinaj se janë të bashkuar kur duhet. Na është ofruar ndihmë nga shqiptarët kudo në botë në të gjitha mënyrat. Bindja ime personale është se Ramush Haradinaj brenda pak ditëve do të jetë në Kosovë, ndoshta deri në fundin e javës tjetër” ka thënë Dreshaj.

Ndryshe biznesmeni nga Istogu është i nominuar për kryetar të Komunës së Istogut nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës