Prishtina Weather ka njoftuar se sot në mëngjes pritet të jetë më i ftohët, por pastaj ditën do të ketë mot kryesisht me diell dhe stabil, raporton Botapress.info
Temperaturat minimale sot pritet të bien në 4C dhe 5C, kurse ato maksimalet pritet të shkojnë në 17C e 18C.
Fillimisht frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-8m/s, e nga dita e mërkurë frynë edhe erë më e fuqishme nga krahu verior 7-15m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave mesatare, e më pas në rritje lartë mbi vlera normale./Botapress.info/