Shumë prej qytetarëve të Kosovës do t’u drejtohen sërish kutive të votimit në kuadër të komunave të tyre.
Nga Komisioni Qendror Zgjedhor kanë bërë të ditur se numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë 21 komunave është 1.260.571.
Poashtu është theksuar se numri i votuesve të certifikuar në raundin e parë për zgjedhjet në 38 komuna ka qenë 1.855.448 votues.
Komisioni Qendror Zgjedhor bëri të ditur se nga aspekti organizativ, procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve apo në 1.638 nga gjithsej 2.477.
Ndryshe në 21 komuna të vendit do të shkohet në balotazh, apo saktësisht në raundin e dytë të zgjedhjeve për të parin e komunës përkatëse, percjell Botapress.info